Gostivar, 26 prill, Zhurnal.mk – Në Gostivar u mbajt Kuvendi Zgjedhor i degës së PDSH-së, në një atmosferë angazhimi dhe mobilizimi politik. Me vota unanime të kuvendarëve, kryetar i degës së PDSH-së në Gostivar u zgjodh Mitalip Abduli, ndërsa njëkohësisht u zgjodh edhe kryesia e degës së Gostivarit.
Ai falënderoi anëtarësinë për besimin e dhënë, duke theksuar se do të punojë për unifikimin dhe fuqizimin e degës.
Punimet e kuvendit i përshëndeti edhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, i cili në fjalën e tij theksoi rëndësinë e organizimit të brendshëm të partisë, unitetit dhe angazhimit të strukturave në funksion të realizimit të objektivave politike. Ai u ndal edhe te sfidat aktuale politike, duke bërë thirrje për mobilizim më të madh të anëtarësisë.
Në kuadër të përgatitjeve për Kongresin e IX të PDSH-së, kuvendi: zgjodhi delegatët, bëri propozimin e listës së kandidatëve për Kuvendin Qendror nga dega e Gostivarit.
