Regjim i veçantë komunikacioni në Shkup, presidenti zviceran për vizitë në RMV

Nga D. V.
379 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 29 prill, Zhurnal.mk – Presidenti zviceran Guy Parmelin, sot (29 prill) do të zhvillojë, vizitë shtetërore në vend, për të cilën do të vendoset regjim i veçantë trafiku në Shkup, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Gjatë kësaj vizite, Departamenti i Sigurisë së Trafikut Publik do të zbatojë masa për rregullimin e trafikut në pjesën qendrore të Shkupit.

Ministria e Brendshme u bën thirrje të gjithë qytetarëve, pjesëmarrësve në trafik, që t’u përmbahen udhëzimeve të lëshuara nga oficerët e policisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër