LSDM: Dokumentet për ekstradimin e Gruevskit janë në Ministrinë e Drejtësisë, kërkohet veprim i menjëhershëm

Nga R.ZH
A+ A-
Rivendos

Shkup, 3 maj, Zhurnal.mk – Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) ka akuzuar institucionet shtetërore për zvarritje në procedurën për ekstradimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski nga Hungaria.

Sipas LSDM-së, të gjitha dokumentet e nevojshme janë përgatitur dhe dorëzuar nga gjykata kompetente, por ato ende nuk janë dërguar në Hungari nga Ministria e Drejtësisë.

Partia pretendon se dokumentacioni ndodhet në Ministri dhe se ministri Igor Filkov nuk ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për procedimin e tij.

“ Nuk ka asnjë arsye për pritje. Institucionet duhet të veprojnë menjëherë dhe të mundësojnë vazhdimin e procedurës për ekstradim”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Më tej, kjo parti ka akuzuar qeverinë e udhëhequr nga Hristijan Mickoski se, sipas tyre, me vetëdije ka mbrojtur Gruevskin dhe i ka dhënë hapësirë për t’u larguar drejt një vendi të tretë.

artikuj të ndërlidhura