530
Seul, 4 maj, Zhurnal.mk – Një shpërthim i ndjekur nga një zjarr goditi një anije të Koresë së Jugut në Ngushticën e Hormuzit, njoftoi sot Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut, duke shtuar se nuk kishte viktima në bord.
Që nga ofensiva izraelito-amerikane e 28 shkurtit, Irani ka bllokuar Ngushticën e Hormuzit, përmes së cilës normalisht kalon një e pesta e prodhimit botëror të naftës dhe gazit natyror të lëngshëm.
