Shkup, 11 maj, Zhurnal.mk – NP Ujësjellësi dhe kanalizimi – Shkup njoftoi se uji në territorin e Shkupit është i sigurt për pije, bazuar në të dhënat nga raporti javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit.
Sipas ndërmarrjes publike, rezultatet janë marrë nga analizat e realizuara në Sektorin për kontroll sanitar, ku rregullisht monitorohet cilësia e ujit për konsum.
Nga “Ujësjellësi dhe kanalizimi” theksojnë se analizat kanë konfirmuar se uji i pijshëm i plotëson standardet e parapara për siguri dhe cilësi, duke qenë i përshtatshëm për përdorim nga qytetarët në territorin e Shkupit.
“Ujësjellësi dhe kanalizimi”: Uji në Shkup është i sigurt për pije
570
