Tiranë, 12 maj Zhurnal.mk – Në Tiranë, u nënshkrua sot marrëveshja për një linjë të re financimi me vlerë 20 milionë euro ndërmjet Bankës Europiane të Investimeve (BEI) dhe Intesa Sanpaolo Bank Albania, me qëllim mbështetjen e bizneseve të vogla dhe të mesme shqiptare në inovacion, digjitalizim, teknologji dhe investime të gjelbra.
Marrëveshja u nënshkrua nga Roberto Crod, zëvendëspresident i Bankës Europiane të Investimeve, dhe Giuseppe Janpiero, drejtor i Intesa Sanpaolo Bank Albania.
Në ceremoninë e nënshkrimit morën pjesë kryeministri Edi Rama, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj, si dhe presidentja e Bankës Europiane të Investimeve, Nadia Calviño.
Marrëveshja prej 20 milionë eurosh ndërmjet Bankës Europiane të Investimeve dhe Intesa Sanpaolo Bank Albania synon të mbështesë bizneset e vogla dhe të mesme në Shqipëri përmes financimeve të favorshme për inovacion, digjitalizim, teknologji dhe investime të gjelbra.
Marrëveshja u vlerësua nga përfaqësuesit e BEI-së dhe qeverisë shqiptare si një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të ekonomisë, rritjes së konkurrueshmërisë dhe përafrimit me standardet e Bashkimit Europian.
