Filkov shpalos synimet e ndryshimeve të ardhshme në ligjin për lirim me kusht

Nga D. V.
675 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 Maj, Zhurnal.mk – Qeveria aktualisht është duke punuar për ndryshime në ligjin për lirimin me kusht, të cilat sipas ministtir të drejtësisë Igor Filkov synojnë përmirësim të strukturës organizative të sistemit dhe zbatimin e sanksioneve për të ndëshkuarit, shkruan Zhurnal.mk.

“Me këtë zgjidhje ligjore, po krijojmë një sistem të qartë dhe modern të provës që sjell tre rezultate kryesore: ekzekutim më efikas të masave në komunitet, risocializim më të fortë të personave që i nënshtrohen sanksioneve dhe një nivel më të lartë mbrojtjeje të viktimave”, tha Ministri Filkov në debatin publik të sotëm mbi Projektligjin për Lirimin me Kusht.

Lirimi me kusht është një alternativë ligjore dhe e monitoruar ndaj burgut, ku një shkelës i dënuar mbetet në komunitet nën mbikëqyrje në vend që të vuajë dënimin pas hekurave. Ai vepron si një “periudhë prove” që kërkon sjellje të mirë, raportim të rregullt te një oficer i lirimit me kusht dhe pajtueshmëri me kushtet e urdhëruara nga gjykata për të shmangur burgosjen.

Siç tha ai, Drejtorisë së Zbatimit të Sanksioneve i jepet një “rol i zgjeruar “ koordinues dhe mbikëqyrës, ndërsa Sektori i Provës pozicionohet si bartës qendror i proceseve profesionale.
“Në të njëjtën kohë, po krijohet një regjistër i vetëm elektronik për personat që i nënshtrohen masave të provës, i cili do të mundësojë monitorim të vazhdueshëm dhe koordinim më të mirë institucional.
Sipas tij korniza e re ligjore që po përgatitet përfshinë “standarde të larta të të drejtave të njeriut, përmes mbrojtjes nga tortura dhe trajtimi çnjerëzor, mosdiskriminimit, mbrojtjes së të dhënave personale dhe zbatimit konsistent të prezumimit të pafajësisë.”

Ai tha se ligji gjithashtu prezanton terminologji të ndjeshme ndaj gjinisë, si dhe baza të zgjeruara për trajtim të barabartë, gjë që forcon më tej parimet e barazisë dhe drejtësisë.
Sipas tij theks i veçantë i vihet programit individual të trajtimit, i cili siç tha ai do të jetë “baza për një qasje të personalizuar ndaj secilit person të mbuluar nga masat e provës, me qëllime, aktivitete dhe kohëzgjatje të përcaktuara qartë të mbikëqyrjes.”

Ndryshimet poashtu parashikojnë “përmirësimin e punës së oficerëve të provës përmes mjeteve më të mira për punën në terren dhe monitorimin elektronik”.
Në të njëjtën kohë, synonet me ligji të ketë monitorim elektronik.

Sipas ministrit, projektligji për provën është pjesë e proceseve reformuese që synojnë “modernizimin e sistemit të ekzekutimit të sanksioneve dhe harmonizimin e tij me standardet moderne evropiane.” / Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër