Si rekrutuam miss-in e 1946-ës si agjente të Shqipërisë, fati tronditës i saj

Nga Xh M
261 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 12 maj Zhurnal.mk – Koloneli Hajro Limaj ishte i ftuari i kësaj të martë në studion e emisionit “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj.

Ai rrëfeu historinë e Miss-it që u bë agjente zbulimi dhe fatin e saj tragjik, e cila pasi u zbulua, u përjashtua nga ushtria dhe mbeti pa asnjë mbështetje.

“Në 1979, në prill, ne na thirri Mehmet Shehu, kryeministër i asaj kohe. Mehmet Shehu ka qenë gjigand, kuadri më i aftë që ka patur shteti shqiptar në ato kohëra, i cili drejtoi zhvillimin ekonomik dhe mbrojtjen e atdheut në mënyrë të shkëlqyer. Ishte më i arsimuari nga të tjerët dhe ishte tepër burrëror dhe i prerë. Pa miratimin e qendrës që ta bësh agjente nuk bën dot asnjë hap. E thirrën në Rinas dhe drejtori i Zbulimit e pyeti “pse ke zgjedhur këtë femër? Se është më e bukura?” Thotë “e kam zgjedhur se me bukurinë e saj, do thithë informacionin që dua unë.” E miratuan. Dhe ai mori nga ajo informacione për anije ushtarake të të gjithë bazave dhe planin e stërvitjeve që do bënte SHBA-ja në Mesdhe. Vitin e pestë kërkoi të kthehej në Shqipëri. se e pa që po ndiqej nga kundërzbulimi, këta e vonuan dhe atë e arrestuan. U kthye në Shqipëri, u përjashtua nga zbulimi, nga ushtria dhe u hodh në rrugë. Kur u arrestua Teme Sejkoja, në gjyq e pyetën “Pse dogje zbuluesin 007 të Enver Hoxhës?” dhe ai tha “Ne menduam se ashtu siç e ka rekrutuar ky atë demër, e ka rekretuar dhe ajo atë”, tha Limaj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër