Mickoski rithekson se “së shpejti” do zgjidhet kerkesa e studentëve protestues për jurisprudencën

Nga D. V.
360 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 Maj, Zhurnal.mk – Studenët shqiptarë të juridikut pritën më shumë se një muaj zgjidhjen e “shpejtë” të premtuar nga qeveria e Kryeministrit Hristijan Mickoski që të hyjnë në provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, dhe kur ata sot njoftuan për protestën e 18 Majit, përsëri atyre kreu i qeverisë u tha se “së shpejti” do të arrijë zgjidhja e kërkesës së tyre, shkruan Zhurnal.mk

“Është një çështje për të cilën ne si qeveri po punojmë. Jam i bindur që shumë shpejtë do të dalim me propozim-zgjidhje,” tha sot Mickoski kur u pyet nga gazetarët.

Mickoski më herët kishte paralajmëruar se një propozim-ligj do të bëhej nga qeveria për t’ia dërguar pastaj Komisionit të Venedikut të Këshillit të Evropës (KiE) për mendim.

Ai sot e tha të njëjtën se duhet të ketë një mendim/rekomandim të këtij komisioni, ndërkohë që propozimi i qeverisë, përkatësisht grupit të punues, ende nuk ekziston, të paktën jo për publikun.
Ai i ftoi studentët që të jenë të “durueshëm” e të presin. Ai e drejtoi gishtin tek opozita të jetë pas protestave të studentëve, dhe i akuzoi opozitarët se duan tensione në vend.

“Jam i bindur që ai propozim do të jetë sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias e sipas standardeve ndërkombëtare. Kështu që unë i lus të gjithë ata që janë pjesë e këtij procesi që të jenë të durueshëm, sepse ka forca politike në shtet që nuk duan të jemi shtet që është përparues, shtet që ka reforma, por duan që në shtet të ketë konflikt, trazira, protesta, etj, por të njëjtit kanë pasur mundësi më shumës e 20 vjet për ta zgjidhin këtë çështje”, shtoi kryeministri, për të vazhduar përsëri me premtimin se zgjidhja do të arrijë “së shpejti”.

“Por ne jemi qeveri e cila është e përkushtuar për të zgjidhur çështje, dhe jami bindur se së shpëjti do të dalim me zgjidhje. Tashmë grupet punuese po punojnë për zgjidhje…,” tha Mickoski.

Edhe pas protestës së parë të 6 Prillit, Ministri i ZNAM Igor Filkov vazhdon që të refuzojë kërkesën e studentëve shqiptarë dhe u thotë se ata mund të hyjnë në provim, si edhe më parë të tjerët, vetëm në gjuhën maqedonase.
Mickoski në deklaratën e tij të parë pat thënë se me ligjin e tashëm për përdorim të gjuhëve studentëve shqiptarë duhet t’u lejohet hyrja në provim në gjuhën shqipe, por dy ditë më vonë ai iu bashkëngjit qëndrimit të Filkovit, duke u thirrë në ligjin për jurisprudencën, i cili megjithatë nuk saktëson asnjë gjuhë në tekst.

Por studenët shqiptarë nuk pajtohen me interpretimet e qeveritarëve maqedonas, dhe insistojnë se të dy ligjet u mundësojnë atyre hyrjen në provim në gjuhën shqipe. / Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër