Tajani: Të përshpejtohet pranimi i Ballkanit Perëndimor në BE

Nga D. V.
167 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bratislavë, 13 maj Zhurnal.mk – Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani kërkoi përshpejtimin e  pranimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, sipas ilgiornale.it.

“Për Italinë, ribashkimi evropian është një përparësi. Ne mbështesim fuqimisht pjesëmarrjen e plotë të vendeve kandidate në Bashkimin Evropian, duke filluar me Shqipërinë, Malin e Zi dhe gjithashtu Serbinë”, deklaroi Tajani.

”Ne po punojmë gjithashtu për të gjetur zgjidhje të mira për Bosnjë-Hercegovinën. Prandaj, ne po punojmë së bashku edhe me vende të tjera që janë tashmë anëtare të Bashkimit Evropian për të përshpejtuar procesin e pranimit, sepse sa më shpejt të përfundojë ky proces, atëherë mund të fillojmë të punojmë edhe drejt pranimit të Ukrainës”, theksoi ai, në një konferencë shtypi në Bratislavë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër