VLEN: Fëmijët e funksionarëve të BDI-së po protestojnë për dështimet e prindërve të tyre (VIDEO)

Nga B.M
1,272 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 maj, Zhurnal.mk – VLEN ka reaguar ndaj protestave të fundit të studentëve për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke akuzuar funksionarë të afërt me BDI-në për, siç thonë, instrumentalizim politik të kauzës studentore.

Nga VLEN thonë se “po shihet një paradoks politik”, pasi sipas tyre, “fëmijët e funksionarëve të BDI-së po protestojnë për problemet që vetë prindërit e tyre nuk i zgjidhën për 22 vite sa ishin në pushtet”.

“Sot po shohim një paradoks politik: njerëzit që për vite kontrolluan institucionet, sot përmes fëmijëve të tyre po protestojnë për problemet që vetë nuk i zgjidhën kurrë. Kur BDI kishte ministra, deputetë e pushtet absolut, pse heshtën për këto padrejtësi?”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

Koalicioni thekson se nuk është kundër protestave të studentëve, por shton se qytetarët kanë të drejtë të dyshojnë kur, sipas tyre, “kauzat studentore përdoren për rikthim politik të figurave të konsumuara”.

“Studentët meritojnë zgjidhje, jo manipulim politik”, theksojnë nga VLEN.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër