Haga lëshon urdhërarrest për ministrin izraelit

Nga Xh M
1,385 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Hagë, 19 maj Zhurnal.mk – Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich ka deklaruar se Prokuroria e Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Hagë ka kërkuar në mënyrë sekrete një urdhërarrest ndaj tij, duke e quajtur këtë veprim “shpallje lufte”.

Smotrich paralajmëroi masa hakmarrëse kundër Autoritetit Palestinez dhe njoftoi se ka urdhëruar evakuimin e fshatit beduin palestinez Khan al-Ahmar në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Sipas tij, “Autoriteti Palestinez ka nisur luftë dhe do të marrë luftë”, shkruan reuters.

Sipas raportimeve të mediave izraelite dhe ndërkombëtare, kërkesa e Hagës lidhet me dyshimet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë politikat e vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor.

Prokuroria e Gjykatës Penale Ndërkombëtare nuk ka konfirmuar dhe as mohuar ekzistencën e urdhërarrestit, duke u thirrur në konfidencialitetin e procedurave.

Smotrich e akuzoi Gjykatën Penale Ndërkombëtare për “antisemitizëm” dhe tha se Izraeli nuk do të pranojë “diktate hipokrite nga institucione të njëanshme”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër