Horror në Shkup: Me motor tërheqin zvarrë fëmijën 12-vjeç

Nga D. V.
425 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 maj, Zhurnal.mk – Një incident mjaft i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në lagjen Draçevë të Shkupit, ku ka mbetur i lënduar një fëmijë 12-vjeçar.
​Sipas informacioneve nga policia, dy dhunues kanë qenë duke lëvizur me motor, me ç’rast pasagjeri e ka kapur fëmijën për dore, ndërsa ai ka rënë dhe kanë vazhduar ta tërheqin zvarrë me motor nëpër rrugë.

​”Më 25 maj, rreth orës 14:00, në SPB Shkup, B.S. (71) nga Shkupi ka denoncuar se nipi i tij 12-vjeçar, derisa po lëvizte nëpër një rrugë në Draçevë, i është afruar një motor i drejtuar nga një person. Sipas denoncimit, pasagjer në motor ka qenë A.H. (18) nga Shkupi, të cilin fëmija e njihte. Në një moment, A.H. e ka kapur fëmijën për dore, ndërsa motori ka vazhduar të lëvizë, me ç’rast i mituri ka rënë dhe është tërhequr zvarrë nëpër rrugë”, njoftoi MPB.
​Nga policia thonë se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër