Berisha: Gëzuar Kurban Bajramin, ditë që frymëzon sakrificën

Nga D. V.
377 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 27 maj, Zhurnal.mk – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha me rastin e Kurban Bajramit ka zhvilluar një vizitë në Komunitetin Mysliman Shqiptar.

Berisha ka uruar mbarë qytetarët shqiptarë këtë festë, të sakrificës dhe frymëzimit.

“Të gjithë besimtarëve myslimanë shqiptarë, por dhe të gjithë shqiptarëve që sakrifikojnë për të mirën e tyre, familjes, që sakrifikojnë për besimin tek Zoti dhe tek vendi, i uroj gëzuar këtë ditë”, tha Berisha në një prononcim pas vizitës së tij.

“Ditë që simbolizon, frymëzon sakrificën mbi të cilën ndërtohet gjithçka e mirë në tërë historinë e njerëzimit”, theksoi Berisha.

“Uroj që Bajrami tjetër të na gjejë dhe ta bëjmë më mirë”, u shpreh kreu i PD.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër