Pas një periudhe të gjatë larg vëmendjes publike, Shkëndije Mujaj është shfaqur sërish në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen me një paraqitje krejt ndryshe nga ajo e dikurshmja.
Ajo ka publikuar një moment ku shihet në lutje, duke reflektuar ndryshimin e madh në stilin e jetesës dhe në mënyrën e të jetuarit të saj.
Shkëndije Mujaj, e cila dikur ishte ndër figurat më të komentuara të showbizit për paraqitjet e saj ekstravagante, sot shfaq një imazh më të qetë dhe tërësisht të ndryshuar, shkruan Botaelajmeve.info.
Sipas raportimeve, ajo prej vitesh i është përkushtuar një jete më të rezervuar dhe praktikimit të fesë islame, ndërsa paraqitja e fundit ka nxitur reagime të shumta në rrjete sociale për transformimin e saj.
