Tetovë, 31 maj, Zhurnal.mk – Përfaqësuesë të koalicionit VLEN, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, Bekim Sali, Bekim Qoku, kanë marrë pjesë në tubimin e fushatës zgjedhore të Lëvizja Vetëvendosje nën prezencën e Kryetares së Kuvendit të Kosovës dhe ushtruesen e detyrës së Presidentes, znj. Albulena Haxhiu, mbajtur në Sheshin Iliria në Tetovë, përcjell Zhurnal.mk.
Në deklaratën e tyre, përfaqësuesit e VLEN-it theksuan se tubimi u karakterizua nga “energjia e bashkimit dhe besimi në të ardhmen e Kosovës”, ndërsa në emër të VLEN-it ritheksuan mbështetjen për Vetëvendosjen në prag të zgjedhjeve që priten të mbahen më 07 Qershor 2026.
“Uruam Lëvizjen Vetëvendosje për një garë të suksesshme dhe fituese në zgjedhjet e ardhshme”, thuhet në njoftim.
Drejtuesit e VLEN-it po ashtu i uruan Kosovës zhvillimin e zgjedhjeve të qeta, të lira dhe demokratike, duke shprehur bindjen se procesi zgjedhor duhet të reflektojë qartë vullnetin e qytetarëve për drejtimin e ardhshëm të vendit.
Pjesëmarrja e përfaqësuesve të VLEN-it në këtë tubim vjen në kuadër të bashkëpunimit dhe mbështetjes politike që ka shprehur ndaj Lëvizjes Vetëvendosje në proceset zgjedhore në Kosovë.// Zhurnal.mk
