Bletaria në Golem të Lushnjës drejt zhdukjes, pakësohet prodhimi i mjaltit

Nga Xh M
535 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Lushnjë, 31 maj Zhurnal.mk – Bletaria në Golem të Lushnjës po përballet me një rënie të vazhdueshme pasi të rinjtë nuk po e trashëgojnë këtë profesion.

Të moshuarit vazhdojnë t’i mbajnë kosherët si një burim shtesë të ardhurash, ndërsa prodhimi i mjaltit ka rënë ndjeshëm.

Megjithatë festa e mjaltit vijon të organizohet çdo vit duke mbledhur ata pak bletarë që kanë mbetur në zonë. Ata thonë se pjesa më e madhe e mjaltit shitet gjatë muajit gusht kryesisht tek emigrantët që kthehen për pushime.

“Mbarështoj bletët. Kam 10 vjet që merrem me të me mbarështim edhe jemi të kënaqur momentalisht se me atë punë merrem dhe për të shitur tregun e shitjes, na vijnë emigrantët në gusht, në korrik, kemi porosi me fjalë që vijnë e marrin te shtëpia. Për pasion filluam por tashi po na hyjnë dhe lezeti që ta t’i shtojmë gradualisht e filluam me një i shtojmë avash avash po i bëjmë 20”, shprehet një prej bletarëve.

“Unë s’kam pas vështirë se kam pas më pak 20 koshere. Kështu që në çdo gusht vijnë emigrantët dhe unë e kam qitur si në Greqi dhe në Itali te njerëzit e mi, te fshatarët…”, thekson një prej bletareve.

Dikur në Golem numëroheshin mbi 30 familje që merreshin me bletari ndërsa sot kanë mbetur vetëm tre. Ndryshimi i kulturave bujqësore dhe emigrimi ka ndikuar në tkurrjen e këtij aktiviteti i cili dikur ishte ndër më të rëndësishmit në zonën kodrinore.

“Prej vitesh që nga koha e diktaturës dhe kulturat bujqësore si misri, gruri, fasulja, luledielli, pambuku ka qenë kultura të hershme. Bletaria ka qenë e zhvilluar më tepër në pjesën e kodrës se në atë kohë ishin ushqimet bio. Ishte trëndafili, ishte jonxha, kolza, perko, e cila ishte baza ushqimore për bletarinë.

Po me hyrjen e demokracisë këto kultura u zhdukën tani bletaria po vjen drejt pak a shumë zhdukjes”, shprehet një tjetër bletar.

Për shkak të numrit të ulët të bletarëve në panair u promovuan edhe produkte të tjera bujqësore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër