Zhurnal mëson / Arben Fetai përfaqësues special i Maqedonisë së Veriut në Bruksel

Nga R.ZH
1,009 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 31 maj, Zhurnal.mk – Zëvendës kryeministri për Qeverisje të mirë Arben Fetai do të jetë përfaqësuesi i ri special i Maqedonisë së Veriut në Bruksel.

Burimet tona informojnë se në përputhje me prioritetet strategjike të shtetit për integrimin evropian, Fetai do të angazhohet në një rol të ri si përfaqësues special për çështjet që lidhen me bashkëpunimin me institucionet e Bashkimit Evropian në Bruksel.

Ky angazhim synon forcimin e pranisë dhe koordinimit të vendit në proceset evropiane, si dhe avancimin e interesave strategjike të Maqedonisë së Veriut.

Detajet e mëtejshme lidhur me procedurat institucionale dhe organizimin e këtij angazhimi do të bëhen publike në ditët e ardhshme, informojnë burimet tona.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër