Misioni “NATO Forward Land Forces 1”, stërvitje e përbashkët Shqipëri – Mali i Zi

Nga Xh M
530 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Podgoricë, 31 maj Zhurnal.mk – Trupat e Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut vijojnë stërvitjen e përbashkët me Forcat e Armatosura të Malit të Zi, në kuadër të misionit NATO Forward Land Forces 1 (FLF-1) në Bullgari.

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se kjo stërvitje paradislokuese, dëshmon frymën e bashkëpunimit dhe koordinimit mes vendeve aleate në NATO.

Gjatë aktiviteteve stërvitore, efektivët e dy vendeve po angazhohen në procedura të përbashkëta taktike dhe operacionale, duke shkëmbyer përvoja dhe duke konsoliduar aftësitë për përmbushjen e misioneve në kuadër të Aleancës.

“Profesionalizmi, gatishmëria dhe niveli i lartë i përgatitjes së trupave tona, mbeten garanci për përmbushjen me sukses të çdo misioni të Forcës Tokësore. Së bashku jemi më të fortë, më të bashkuar dhe më të sigurt në shërbim të paqes dhe sigurisë kolektive”, thekson Ministria e Mbrojtjes.

Pjesëmarrja e Forcave të Armatosura shqiptare në këtë mision dëshmon angazhimin e vazhdueshëm të Shqipërisë në NATO.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër