Tiranë, 2 qershor Zhurnal.mk – Gjykata e Posaçme ka ndaluar pjesëmarrjen e gazetarëve në një proces gjyqësor penal, për dosjen e hakerimit të disa adresave të emailit të prokurorëve të SPAK, ku të pandehur janë tre persona.
Togat e zeza pranuan kërkesën e prokurorit Bledar Maksuti për zhvillimin e procesit gjyqësor me dyer të mbyllura për të ruajtur sekretin hetimor, duke qenë se dosja është e ndarë me fraksion.
Me një vendim të ndërmjetëm, gjykata e shkallës së parë vendosi që gjyqi të zhvillohet në terr informativ, pa praninë e gazetarëve për shkak të të dhënave sensitive për dosjen e cila është ende nën hetim.
Për këtë çështje, SPAK ka marrë të pandehur ish-drejtorin e përgjithshme të burgjeve Agim Ismaili dhe ish-zyrtarin e administratës së burgjeve Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj ish punonjës pranë IMT, të cilët akuzohen se kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal e po ashtu për përgjim të paligjshëm dhe hyrje të paautorizuar kompjuterike.
Referuar veprimeve hetimore të kryera nga struktura e posaccme, Arnold Rrokaj aksesoi në mënyrë të paautorizuar materiale hetimore të SPAK, një pjesë e të cilave u dërguan në mënyrë të paligjshme tek të pandehurit, Zambak Gjoni dhe Agim Ismaili që i shpçrndajnë ato më pas tek persona të tretë.
Sulmi kibernetik ndaj SPAK ndodhi më 12 mars 2025 ku, hakerët arritçn të merrnin informacion nga emailet e tre prokurorëve të posaçëm, Behar Dibra, Enkeleida Millonai dhe Elida Kaçkini, por nuk arritën të depërtojnë në sistemin e brendshëm të IT-së.
