Ministria e Drejtësisë prezanton raportin e reformave: 66 aktivitete të realizuara gjatë vitit 2025

Nga Xh M
779 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 3 qershor Zhurnal.mk – Ministria e Drejtësisë prezantoi sot Raportin Vjetor për Zbatimin e Strategjisë për Zhvillimin e Sektorit të Drejtësisë 2024–2028 për vitin 2025, dokument që ofron një pasqyrë të detajuar të progresit të arritur në realizimin e reformave në sistemin e drejtësisë.

Në prezantimin e raportit, ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, theksoi se rezultatet dëshmojnë për një vazhdimësi të reformave dhe një përkushtim të qartë institucional për forcimin e sundimit të ligjit dhe përmirësimin e funksionimit të sistemit gjyqësor.

Sipas të dhënave të raportit, gjatë vitit 2025 janë planifikuar gjithsej 116 aktivitete në kuadër të strategjisë. Prej tyre, 66 aktivitete janë realizuar plotësisht, ndërsa 50 të tjera janë në proces të zbatimit.

Raporti tregon se shkalla e përgjithshme e realizimit të aktiviteteve ka arritur në 56.9 për qind, duke reflektuar progres të dukshëm në zbatimin e objektivave strategjike dhe avancimin e reformave në sektorin e drejtësisë.

Nga Ministria e Drejtësisë theksuan se zbatimi i Strategjisë mbetet një prioritet kyç në përpjekjet për ndërtimin e një sistemi drejtësie më efikas, transparent dhe të besueshëm për qytetarët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër