SHBA emëron ambasadorë të rinj në Ballkan, Kosova dhe Maqedonia e Veriut ende pa përfaqësues të nominuar

Nga D. V.
797 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 qershor, Zhurnal.mk –  Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vazhduar me emërimin e ambasadorëve të rinj në vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa Kosova dhe Maqedonia e Veriut mbeten të vetmet shtete të rajonit ku ende nuk është nominuar një ambasador nga administrata e presidentit Donald Trump.

Më 1 qershor, SHBA-të nominuan ambasadorët e rinj për Bosnje-Hercegovinën, Serbinë dhe Malin e Zi. Për ambasador në Sarajevë është propozuar Ronald Johnson, në Beograd Michael Young, ndërsa në Podgoricë Peter McCoy nga Karolina e Jugut.

Disa javë më parë, Uashingtoni emëroi edhe Eric Wendt si ambasador të ri në Shqipëri, duke plotësuar kështu shumicën e posteve diplomatike në rajon.

Ndryshe nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Kosova dhe Maqedonia e Veriut vazhdojnë të funksionojnë pa ambasadorë të emëruar nga administrata aktuale amerikane. Në të dy vendet, misionet diplomatike amerikane udhëhiqen nga të ngarkuar me punë, një nivel diplomatik më i ulët se ai i ambasadorit fuqiplotë.

Në Kosovë, detyrën e të ngarkuarës me punë e ushtron Anu Prattipati, ndërsa në Maqedoninë e Veriut këtë funksion e mban Nicole Varnes.

Kosova ndodhet pa ambasador amerikan që nga dhjetori i vitit 2024, duke shënuar një situatë të pazakontë në marrëdhëniet diplomatike ndërmjet dy vendeve. Sipas të dhënave, një boshllëk i tillë nuk ka ndodhur më parë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Që nga ajo kohë, Shtetet e Bashkuara kanë emëruar gjashtë ambasadorë në Kosovë, ndërsa procesi i zëvendësimit të tyre ka zgjatur mesatarisht rreth katër muaj. Rasti më i gjatë ka qenë kalimi nga ambasadori Christopher Dell te Tracey Ann Jacobson, proces që zgjati tetë muaj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër