Mbahet në Shkup Forumi i parë IKT Maqedoni-Greqi, mbi 100 kompani dhe institucione diskutojnë për bashkëpunimin rajonal

Nga R.ZH
718 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 4 qershor, Zhurnal.mk – Në Shkup sot mbahet Forumi i parë i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (IKT) ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, duke mbledhur mbi 100 përfaqësues të kompanive teknologjike, institucioneve dhe organizatave nga të dyja vendet.

Forumi synon të krijojë mundësi të reja për bashkëpunim konkret ndërmjet sektorëve të teknologjisë, shkëmbim përvojash dhe zhvillim të projekteve të përbashkëta me fokus në inovacionin, transformimin digjital dhe qasjen në tregjet rajonale dhe evropiane.

Pjesëmarrësit do të diskutojnë për potencialet e partneriteteve biznesore, investimeve në sektorin e teknologjisë informative dhe komunikimit, si dhe për mënyrat e forcimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Organizatorët vlerësojnë se forumi paraqet një platformë të rëndësishme për lidhjen e kompanive dhe institucioneve nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia, duke kontribuar në krijimin e mundësive të reja për zhvillim, inovacion dhe zgjerim të aktiviteteve në tregjet ndërkombëtare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër