Ferizaj, 05 qershor, Zhurnal.mk – Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se Ministria ka zotuar mjetet për projektin “Ndërtimi i rrugës Gorancë – Krivenik, Faza II”, në Komunën e Hanit të Elezit.
Sipas njoftimit, projekti parashihet të përfshijë ndërtimin e 2.5 kilometrave rrugë, me vlerë totale prej 694 mijë euro, ndërsa financohet plotësisht nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.
“Ky projekt përfshin ndërtimin e 2.5 kilometrave rrugë, me vlerë totale prej 694,000 euro dhe financohet plotësisht nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit”, thuhet në njoftim.
Ministri ka bërë të ditur se për vitin aktual janë ndarë 215,238 euro për realizimin e punimeve.
“Për vitin aktual janë ndarë 215,238 euro për realizimin e punimeve”, është thënë më tej.
Po ashtu, ministri ka rikujtuar se në këtë komunë Ministria ka mbështetur edhe Fazën I të projektit Gorancë – Krivenik, në gjatësi prej 1.8 kilometrash, me investim prej 400 mijë euro.
Në njoftim thuhet se investimet synojnë përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe krijimin e kushteve më të mira për qarkullim, zhvillim ekonomik dhe mirëqenie për qytetarët e Hanit të Elezit.
