Gjini kërkon nga komisionerët respektim të vullnetit të sovranit

Nga Xh M
844 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 7 qershor Zhurnal.mk – Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, pas përmbylljes së procesit të votimit ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në zgjedhje dhe ka bërë thirrje për korrektësi gjatë numërimit të votave.

“Tash, kur ky proces është përmbyllur në të gjithë Kosovën, u bëj thirrje të gjithë komisionerëve dhe vëzhguesëve të jenë korrekt në numërim, të kujdesen që demokracia që populli e ka vendosur në kuti të votimit të jetë ajo e vërteta dhe të mos përsëriten gabimet e së kaluarës”, ka shkruar Gjini në “Facebook”.

Ai ka theksuar se respektimi i vullnetit qytetar është thelbësor për demokracinë, duke shtuar se vetëm përmes një procesi të drejtë mund të ruhet besimi në rezultat.

“Vetëm duke punuar drejtë, kujdesemi bashkë që vullneti i sovranit të respektohet”, ka përfunduar ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër