Vritet një person në Gjakovë

Nga Xh M
900 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gjakovë, 7 qershor Zhurnal.mk – Është vrarë një person në qytetin e Gjakovës të dielën mbrëma.

Deri te rasti i rëndë ka ardhur pas një përleshje fizike mes katër persona, ku njëri nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra nga një mjet i mprehtë.

Rasti i rëndë ka ndodhur në rrugën “Ali Ibra” në Gjakovë.

“Rreth orës 21:30 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në rrugën “Ali Ibra” në Gjakovë. Si pasojë e këtij incidenti, katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal në Gjakovë, njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra dyshohet nga një mjet i mprehtë,ndër të lenduarit është edhe personi i dyshuar”, ka thënë Policia Rajonale e Gjakovës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër