KQZ nis sot numërimin e votave të kandidatëve për deputetë në të gjitha komunat

Nga D. V.
704 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 08 qershor, Zhurnal.mk – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) do të fillojë procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, ka thënë për Ekonomia Online se paraprakisht do të bëhet verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime.

“Sot në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) do të fillojë procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë. Paraprakisht do të bëhet verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime”, ka thënë ai.

Ai, ka bërë të ditur se sot në ora 16:30 do të mbajnë konferencë për media ku edhe do të njoftojnë për fillimin e verfikimit/numërimit në të gjitha komunat.

“Për fillimin e verfikimit/numërimit në të gjitha komunat dhe për të njoftuar për aktivitetet e KQZ-së pas ditës së zgjedhjeve, do të mbajmë konferencë për media në orën 16:30, në QKN “1 Tetori” në Prishtinë”, ka shtuar Elezi.

“Numërimi i votave të subjekteve politike në të gjitha vendvotimet, është përmbyllur të dielën në mbrëmje, më 7 qershor, dhe të gjitha materialet janë dorëzuar në Qendra Komunale të Numërimit”, ka thënë ndër të tjera zëdhënësi Elezi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër