Vdiq tragjikisht pas vetaksidentit, varroset sot futbollisti nga Vushtrria

Nga D. V.
633 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 08 qershor, Zhurnal.mk – Sot në orën 17:00 do të bëhet varrimi i të ndjerit Fatjon Bunjaku, i cili humbi jetën pas një vetaksidenti në rrugën Mitrovicë-Prishtinë.

Ceremonia e varrimit do të mbahet në varrezat e fshatit Samadrexhë të Vushtrrisë, transmeton Klankosova.tv.

“Ju njoftojmë që varrimi i të ndjerit, Fatjon Bunjaku do të bëhet më datën 8 qershor nga ora 17:00 në varrezat e fshatit Samadrexhë – Vushtrri”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen e fshatit në Facebook.

22-vjeçari ka qenë pjesë e klubit AF Elbasani, ndërsa më herët ka qenë edhe pjesë e përfaqësueses së Kosovës U-21.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër