Gjykata amerikane rrëzon tarifën 100 mijë dollarëshe të Trump për vizat H-1B

Nga D V
586 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Uashington, 09 qershor, Zhurnal.mk – Një gjykatë federale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka rrëzuar tarifën prej 100 mijë dollarësh të vendosur nga administrata e presidentit Donald Trump për aplikimet për vizat H-1B, të përdorura nga kompanitë amerikane për të punësuar specialistë të huaj me kualifikim të lartë.

Viza H-1B u mundëson kompanive në SHBA të sjellin punonjës të specializuar, si programues, inxhinierë dhe ekspertë të teknologjisë, për të punuar në vend për disa vite. Deri në vitin 2025, aplikimi për këtë vizë kushtonte vetëm disa mijëra dollarë në tarifa përpunimi.

Administrata Trump vendosi në shtator 2025 një tarifë të re prej 100 mijë dollarësh për çdo aplikim, duke argumentuar se programi ishte shfrytëzuar nga disa kompani për të zëvendësuar punonjësit amerikanë me punëtorë të huaj me paga më të ulëta.

Megjithatë, gjykata federale në shtetin e Masaçusetsit vendosi se administrata kishte ndërhyrë në një fushë që, sipas ligjit amerikan, i përket kompetencave të Kongresit. Për këtë arsye, tarifa u shpall e pavlefshme.

Vendimi nuk ka hyrë ende në fuqi përfundimisht dhe administrata Trump pritet ta ankimojë atë në instanca më të larta gjyqësore, sipas raportimeve të mediee amerikane.

Padia kundër rritjes së tarifës ishte ngritur nga disa shtete amerikane, të cilat argumentuan se masa rrezikonte të krijonte mungesa të personelit në sektorë kritikë, veçanërisht në kujdesin shëndetësor dhe në industrinë e teknologjisë së informacionit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër