Fushatë për parandalimin e zjarreve, institucionet të organizuara për parandalim

Nga Xh M
919 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 8 qershor Zhurnal.mk – Edhe sivjet Ndërmarrja Publike “Pyjet e Maqedonisë”, Lidhja e Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim kanë vazhduar fushatën edukative për parandalimin e zjarreve pyjore dhe zjarreve në ambient të hapur. Fushata ka për qëllim rritjen e vetëdijes së qytetarëve për mbrojtjen e pyjeve dhe hapësirave të gjelbra, veçanërisht gjatë sezonit veror kur rreziku nga zjarret është më i lartë. Sipas tyre, fushatat kanë dhënë rezultate të dukshme ndër vite.

“Qytetarët të jenë të vetëdijshëm se pyjet monitorohen viteve të fundit përmes ndihmës së MPB-së ku aktive janë edhe dronët. Pra, edhe nga ajri e shohim se çfarë po ndodhë. E gjithë kjo bëhet në drejtim të mbrojtjes së pyjeve. Ne po marrim shumë hapa në mbrojtje, megjithatë po e them se parandalimi është gjëja më e mirë në këtë rast.”, – deklaroi Zdravko Trajanov nga N.P “Pyjet e Maqedonisë”.

“Nëse e shohim se si është situata viteve të kaluara, ne jemi shumë të kënaqur, pasi që në ato vende ku kjo fushatë vazhdon gjatë verës, nuk ka zjarre. Ky besoni mund të jetë kontribut i yni dhe po ndikojnë rekomandimet për mbrojtje nga zjarret. Kjo fushatë, duke filluar nga ky vit, realizohet në të gjitha qendrat rajonale në Maqedoni.”, – theksoi kryetari i Lidhjes së Zjarrfikësve në Qytetin e Shkupit, Petar Glladnikov.

Fushata u mbajt në Sheshin “Maqedonia” me shpërndarje të materialeve edukative dhe përfshirje të nxënësve të shkollave fillore nga Shkupi. Qëllimi kryesor mbetet ngritja e vetëdijes publike dhe forcimi i kulturës së mbrojtjes nga zjarret.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër