Forumi i Sigurisë 2026 mbledh në Shkup ekspertë dhe diplomatë nga rajoni dhe Evropa

Nga R.ZH
1,205 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 qershor, Zhurnal.mk – Sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut po mbahet Forumi i Sigurisë 2026, kushtuar rolit të Ballkanit Perëndimor në sigurinë evropiane, qëndrueshmërinë institucionale dhe stabilitetin gjeopolitik.

Forumi zhvillohet nën moton: “Arkitektët e stabilitetit: Identiteti i sigurisë së Ballkanit Perëndimor”.

Ngjarja organizohet në Kuvend dhe bashkon përfaqësues të institucioneve shtetërore, komunitetit akademik, trupit diplomatik, organizatave ndërkombëtare, mediave dhe shoqërisë civile.

Forumi do të hapë debat mbi rolin e Ballkanit Perëndimor në arkitekturën moderne të sigurisë evropiane, në një periudhë kur kontinenti përballet me sfida serioze gjeopolitike, kërcënime hibride dhe konkurrencë të shtuar ndërmjet fuqive të mëdha.

Në fokus të diskutimeve do të jenë çështjet e sigurisë rajonale, dezinformimit, sigurisë energjetike, qëndrueshmërisë së institucioneve dhe nevojës për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit.

Janë paralajmëruar fjalime nga përfaqësues të Kuvendit, Qeverisë, Ministrisë së Punëve të Jashtme, komunitetit akademik dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian.

Ligjëratën kryesore do ta mbajë profesori Iulian Chifu nga Qendra Rumune për Parandalimin e Konflikteve dhe Paralajmërimin e Hershëm.

Paneli i parë do t’i kushtohet pozitës gjeopolitike të Ballkanit Perëndimor dhe vendit të tij në strukturën evropiane të sigurisë. Në diskutim do të marrin pjesë ekspertë dhe diplomatë nga disa vende evropiane, përfshirë Polonia, Serbia, Rumania, Austria dhe Maqedonia e Veriut.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër