Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Nga D V
779 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 qershor, Zhurnal.mk – Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 0,10 % në raport me vendimin e datës 8.6.2026.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 rritet për 1,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës ЕUROSUPER BS-98 rritet për 2,00 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 0,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 2,50 denar/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 1,074 den/kg dhe do të jetë 46,223 den/kg.

Nga data 16.6.2026, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

  • Benzinë motori EUROSUPER BS 95 – 87,50 (denarë/litër)
  • Benzinë motori EUROSUPER BS 98 – 90,00 (denarë/litër)
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) – 87,50 (denarë/litër)
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 86,50 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU – 46,223 (denarë/kilogram).

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër