Numërimi i votave me postë drejt fundit, rezultati nga përditësimi i fundit i KQZ-së

Nga D. V.
624 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 17 qershor, Zhurnal.mk – Numërimi i votave me postë po shkon drejt fundit. Deri tash janë numëruar 96,41% e tyre.

KQZ-ja në përditësimin e fundit njofton se të procesuara janë 215 vendvotime nga 223 sa janë gjithsej.

Sipas rezultateve të deritashme, prin Lëvizja Vetëvendosje me 72.97%, duke siguruar edhe mandatin e 53-të.

Pas VV-së, renditet LDK me 12.01%, PDK me 8.25% dhe AAK me 4.15%.

Votimi përmes postës është zhvilluar nga 21 maji deri më 6 qershor 2026, ndërsa rreth 105 mijë shtetas të Kosovës ishin regjistruar për këtë formë votimi.

Të dielën është përmbyllur procesi i vlerësimit të 85,790 pakove të supozuara me fletëvotime, prej të cilave janë aprovuar 82,809, ndërsa janë refuzuar 2,981.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër