Vushtrria shënon Ditën e Çlirimit me homazhe, marsh dhe akademi solemne

Nga D. V.
680 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 17 qershor, Zhurnal.mk – Me rastin e Ditës së Çlirimit të Vushtrrisë, Komuna e Vushtrrisë ka organizuar një sërë aktivitetesh përkujtimore dhe festive që i kushtohen kësaj date të rëndësishme.

Aktivitetet nisin në ora 10:30 me homazhe, ku pikëtakimi do të jetë para objektit të Komunës së Vushtrrisë.

Në mbrëmje, duke filluar nga ora 18:00, do të mbahet “Marshi për Çlirim”, i cili do të nisë nga objekti i komunës.

Ndërkaq, në ora 19:30, në sheshin “Adem Jashari” do të organizohet Akademia Solemne, ku pritet të marrin pjesë përfaqësues institucionalë, veteranë, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë të shumtë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër