Azizi: Ata bëjnë zhurmë, ne sjellim rezultate VLEN-i po realizon projekte konkrete

Nga D V
713 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 qershor, Zhurnal.mk – Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, përmes një postimi në rrjetet sociale ka krahasuar punën e koalicionit VLEN me atë të BDI-së, duke theksuar se fokusi i tyre është te rezultatet konkrete dhe jo te propaganda politike.

Azizi ka renditur disa nga aktivitetet dhe vendimet që, sipas tij, janë realizuar vetëm gjatë javës së fundit. Ai ka përmendur nënshkrimin e marrëveshjes për fillimin e ndërtimit të autostradës Shkup–Bllacë, miratimin në Qeveri të modelit One Stop Shop me Shqipërinë, si dhe investimin e parë të ri në Zonën e Lirë Ekonomike në Tetovë pas 15 vitesh.

Sipas tij, investimi në Tetovë kap vlerën prej 21 milionë eurosh dhe pritet të hapë 500 vende të reja pune.

Azizi ka theksuar gjithashtu se në Kuvend është votuar Statuti i Universitetit “Nënë Tereza”, duke mundësuar zgjerimin e tij me tre fakultete të reja.

“Derisa ata merren me propagandë, ne sjellim rezultate. VLEN-i n’punë! BDI, tung e ki!”, ka shkruar Azizi në postimin e tij.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër