Tiranë, 19 qershor, Zhurnal.mk – Një zhvillim i ri është shënuar në procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit dhe kryetarit të Partisë së Lirisë Ilir Meta, pas paraqitjes nga SPAK të listës së dëshmitarëve në GJKKO.
Në një postim të tij, Meta ka theksuar se “koha e deduksioneve ka përfunduar” dhe se në gjykatë, sipas tij, do të paraqiten fakte që nuk janë hetuar prej vitesh.
Ilir Meta ndodhet në paraburgim që nga 21 tetori 2024, pas ekzekutimit të një urdhri të SPAK. / Top Channel
