Nikolloski: Përparon ndërtimi i autostradës Gostivar Bukojçan, një urë e përfunduar, punimet vazhdojnë me ritëm të lartë

Nga Xh M
985 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gostivar, 20 qershor Zhurnal.mk – Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, njoftoi se ndërtimi i autostradës Gostivar-Bukojçan në kuadër të Korridorit 8 po zhvillohet me ritëm të intensifikuar.

Përmes një publikimi në rrjetet sociale, ai bëri të ditur se po punohet paralelisht në hapjen e trasesë dhe vendosjen e shtyllave për viaduktet.

Sipas Nikolloskit, aktualisht po ndërtohen katër ura dhe një mbikalim, ndërsa njëra nga urat tashmë është përfunduar plotësisht. Ai vlerësoi se projekti po përparon sipas planit dhe theksoi se investimet infrastrukturore mbeten prioritet i qeverisë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër