Shkup, 21 qershor Zhurnal.mk – Vera në Maqedoni dhe në hemisferën veriore të Tokës fillon sot në orën 10 e 24 minuta. Në momentin e njejtë, në hemisferën jugore fillon dimri.
Sot është solstici i verës – momenti astronomik që e shënon fillimin e sezonit më të nxehtë të vitit dhe solsticit, kur dita është më e gjatë dhe nata më e shkurtër.
Në Shkup, Dielli lind në orën 4 e 58 minuta, ndërsa do të perëndojë në orën 20 e 13 minuta. Dita do të zgjasë 15 orë e 14 minuta.
Në ditën e parë të verës, sinoptikët paralajmërojnë paradite me diell dhe të nxehtë, ndërsa në orët e pasdites në pjesët veriperëndimore do të ketë kushte për paraqitje të bubullimave të rralla. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, ndërsa në pjesët perëndimore përkohësisht erë e përforcuar veriperëndimore. Temperatura maksimale e ditës do të arrijë 35 gradë.
Vera këtë vit do të zgjasë deri më 23 shtator në orën 02 e 05 minuta, kur të vijë vjeshta.
