Shkupi mirëpret Komandantin e Forcave Aleate të NATO-s për Evropën

Nga Xh M
1,942 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 qershor Zhurnal.mk – Me pritje solemne nga ana e armatës së RMV-së, në Shkup, u prit sot Komandanti i Forcave Aleate të NATO-s për Evropën, gjeneralin Alexus G. Grynkewich, i cili zhvilloi takim me ministrin e Mbrojtjes, Vlado Misajlovski, dhe me shefin e Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-majorin Sashko Lafçiski.

Siguria rajonale, bashkëpunimi në kuadër të NATO-s dhe forcimi i kapaciteteve mbrojtëse të Maqedonisë së Veriut do të jenë në fokus të takimit që do të zhvillohet edhe neser në Shkup mes gjeneralit Alexus G. Grynkewic.

Në takim do të diskutohet edhe për situatën aktuale të sigurisë në rajon, sfidat e përbashkëta me të cilat përballen vendet anëtare të Aleancës dhe vazhdimi i bashkëpunimit në kuadër të NATO-s.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër