Deputetja Mimoza Musa në EUVP: BE-ja duhet të ruajë kredibilitetin e procesit të zgjerimit

Nga Xh M
1,740 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bruksel, 7 korrik Zhurnal.mk – Deputetja e VLEN, Mimoza Musa, në kuadër të European Union Visitors Programme (EUVP), që po zhvillohet në Bruksel dhe Strasburg, realizoi takim me eurodeputetin Vladimir Prebilič, ku në fokus të bisedimeve ishte procesi i integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut dhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Gjatë takimit, Musa theksoi se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian nuk është vetëm një aspiratë politike, por një përcaktim strategjik dhe interes i qytetarëve të vendit.

Ajo vlerësoi se Maqedonia e Veriut ka dëshmuar vazhdimisht përkushtim ndaj reformave, harmonizimit me standardet evropiane dhe ndërtimit të institucioneve demokratike, duke shtuar se tani është koha që edhe Bashkimi Evropian të ruajë kredibilitetin e politikës së zgjerimit, duke e vlerësuar progresin mbi bazën e meritës dhe kritereve të qarta.

Sipas Musës, Ballkani Perëndimor është pjesë e pandashme e Evropës dhe integrimi i rajonit nuk paraqet vetëm investim në zhvillimin ekonomik, por edhe garanci për stabilitet, siguri dhe paqe afatgjatë në të gjithë kontinentin.

Deputetja e VLEN-it theksoi gjithashtu se mbështetja, këshillat dhe përvoja e eurodeputetit Vladimir Prebilič përbëjnë një vlerë të shtuar në rrugëtimin eurointegrues të vendit.

“Besoj se përmes dialogut, bashkëpunimit dhe vendosmërisë do ta afrojmë edhe më shumë Maqedoninë e Veriut drejt vendit që i takon natyrshëm në familjen evropiane”, u shpreh Musa.

https://www.facebook.com/share/p/1DN37JwnuV/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër