Temperaturat e larta shtojnë thirrjet në shërbimet emergjente

Nga Xh M
704 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 11 korrik Zhurnal.mk – Në kulmin e vapës, i gjithë Shkupi mbulohet nga vetëm gjashtë ekipe të Ndihmës së Shpejtë në një turn. Çdo ekip përbëhet nga tre persona, mjeku, infermieri dhe shoferi, të cilët duhet t’u përgjigjen të gjitha thirrjeve emergjente në kryeqytet.

Vetëm në tre ditët e fundit numri i thirrjeve për një natë shkon nga 65 deri në 70 intervenime nga të cilat një e treta e intervenimeve janë që ndodhin jashtë shtëpive thotë shefja e ndërrimit të emergjencës Ana Xharova, e cila shton se rastet e thirrjeve janë shtuar në këtë periudhe si shkak i temperaturave të larta.

”Më së shumti thirrjet emergjente kanë të bëjnë me kolaps, dhe atë kemi nga 7 deri në 10 kolapse në ditë dhe disa tjera raste emergjente të cilat janë të lidhura me temperaturat e larta.tha Ana Xhareva, Shefe e ndërrimit të emergjencës.

Xharova sugjeron që qytetarët të kenë kujdes të shtuar në këto temperatura të larta sidomos të mos dalin në ekspozim në diell nga ora 11:00 deri në ora 17:00.

“Qytetarët duhet të bëjnë hidratim siç duhet të organizmit, të mos kenë aktivitete të rënda fizike apo sport në këto temperatura. Sidomos duhet të kenë kujdes personat me sëmundje kronike të cilët duhet të marrin terapinë e rregullt, personat me diabet ato me sëmundje të zemrës dhe personat me sëmundje pulmologjike. Sidomos duhet kujdes i shtuar për fëmijët dhe shtatzënat.”tha; Ana Xhareva, Shefe e ndërrimit të emergjencës.

Sipas Xharevës, vetëm gjatë ditës së sotme deri në mesditë, janë regjistruar rreth pesë raste të kolapseve në vende publike, qytetarë të cilët kanë telefonuar ndihmën e shpejtë dhe kanë marrë ndihmën e nevojshme. Shumica e rasteve të kolapsit sipas mjekës Ana Xhareva, zgjidhen në vend por rastet e qytetarëve kur nga rënia në kolaps marrin lëndime përfundojnë edhe në spital. Xhareva këshillon që në raste të tilla kur shohin ndonjë qytetarë që ka renë në kolaps, duhet ta ndihmojnë duke e bartur nën hije apo ambient të freskët, ose ta freskojnë me ujë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër