Tetovë, 11 korrik Zhurnal.mk – Zhvillimi i Kodrës së Diellit vazhdon të mbetet peng i mungesës së Planit të Detajuar Urbanistik. Edhe pse Komuna e Tetovës e ka përgatitur këtë plan, sipas informacioneve, ai është refuzuar dy herë nga Ministria e Transportit.
I pyetur për këtë ngatërresë institucionale, ministri Aleksandar Nikolloski thotë se faji nuk qëndron te dikasteri i tij, por te Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, duke drejtuar gishtin nga bllokadat politike.
Nga ana tjetër, kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, premton se në seancën e radhës të Këshillit, ky plan do të futet në votim. Sipas tij, projekti garanton një transformim rrënjësor që përfshin ndërtimin e hoteleve të reja dhe të një teleferiku që do të lidhë qytetin me qendrën turistike.
