Xhulian Shabani, zv drejtor i ri i RTVM-së

Nga R.ZH
1,210 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 korrik, Zhurnal.mk – Këshilli Programor i Radiotelevizionit të Maqedonisë (RTVM) ka vendosur sot të përzgjedhë kandidaturën e Xhulian Shabanit për pozitën e zv.drejtorit të servisit publik në gjuhën shqipe në Televizionin e Maqedonisë, raporton Zyrtare.

Shabani është një figurë e njohur në industrinë e medias dhe marketingut në rajon, me përvojë në fushën e prodhimit televiziv, medias dhe projekteve filmike.

Ai është i lindur në Kumanovë dhe jeton në Shkup, ndërsa gjatë karrierës së tij ka qenë i angazhuar në iniciativa të ndryshme mediatike dhe kreative.

Përzgjedhja e kandidaturës vjen pas procedurës së zhvilluar nga Këshilli Programor i RTVM-së për plotësimin e pozitës së zv.drejtorit pasi muaj më parë drejtor u zgjodh Zoran Ristovski, Xhuza.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër