Shkup, 13 korrik, Zhurnal.mk – Një video e re shqetësuese e dhunës mes të miturve po qarkullon në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime të shumta në opinion.
Në pamjet e publikuara shihet një vajzë e rrethuar nga një grup bashkëmoshatarësh, e cila më pas bëhet objekt i dhunës fizike. Ajo shtyhet në një cep, tërhiqet për flokësh dhe goditet me shqelma e shuplaka.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në Kumanovë.
Sipas informacioneve, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
