5,4 milionë euro për 1.385 punësime të reja, kompanitë mund të aplikojnë deri më 24 korrik

Nga I.A
680 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 korrik, Zhurnal.mk – Me masën “Punësim dhe rritje të subjekteve juridike” do të mbështetet hapja e 1.385 vendeve të reja të punës në ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme. Para përfaqësuesve të komuniteteve më të mëdha afariste në vend – Odës Ekonomike të Maqedonisë, Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore dhe Bashkimit të Odave Ekonomike të Maqedonisë – këtë mundësi e prezantoi zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski.

Bëhet fjalë për një masë nga Plani Operativ për Punësim për vitin 2026, përmes së cilës sigurohet mbështetje financiare për hapjen e vendeve të reja të punës në ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme, ndërmarrje sociale dhe organizata qytetare.

Sipas Risteskit, për këtë masë janë siguruar 332,65 milionë denarë, pra rreth 5,4 milionë euro, dhe qëllimi është të mbështetet punësimi i 1.385 personave.

“Krijimi i vendeve të reja të punës është prioritet për Qeverinë dhe Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës. Me këtë masë u ndihmojmë kompanive të rrisin numrin e të punësuarve, ndërsa njëkohësisht kontribuojmë në hapjen e mundësive të reja në tregun e punës”, theksoi Risteski.

Një kompani mund të marrë mbështetje për maksimum pesë vende të reja pune, në vlerë prej 800.000 deri në 1.250.000 denarë, varësisht nga numri i punësimeve të miratuara dhe grupi i synuar. Subvencioni më i lartë, deri në 250.000 denarë, është paraparë për punësimin e të rinjve deri në 29 vjeç.

Nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës dhe odat ekonomike u bënë thirrje të gjitha kompanive të interesuara që i plotësojnë kushtet të dorëzojnë aplikimet në qendrat e Agjencisë për Punësim.

Thirrja publike është e hapur deri më 24 korrik. Informacione shtesë janë të disponueshme në qendrat e punësimit, në telefonin 02/3111‑850 dhe në faqen e internetit të Agjencisë për Punësim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër