MPB: Janë sekuestruar gjashtë automjete dhe pasuri e paluajtshme të Aleksandar Llazarov nga Koçani

Nga I.A
1,613 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 16 korrik, Zhurnal.mk – MPB Maqedoni njofton se dje ka sekuestruar gjashtë automjete dhe një banesë të Aleksandar Llazarovt, i cili u arrestua ditë më parë.

“Dje (15.07.2026), nga Njësia e Punëve të Brendshme -Koçan, në koordinim me PTHP Koçan, pas ndërmarrjes së mëparshme të masave dhe të veprimeve, krahas provave që kanë të bëjnë me kryerjen e drejtpërdrejtë të veprës penale sipas nenit 215, paragrafi 1 i Kodit Penal, janë siguruar prova të shumta të cilat tregojnë se ekziston dyshimi i bazuar se Aleksandar Llazarov ka në dispozicion pasuri të konsiderueshme të luajtshme dhe të paluajtshme, të përfituar nga veprimtaria kriminale, për ç’ pasuri nga Gjykata Themelore e Koçanit janë caktuar masat e përkohshme të sigurisë, me sekuestrimin e përkohshëm të gjashtë automjeteve të pasagjerëve “Jeep”, “Porsche”, “Volkswagen”, “Audi”, “BMW” dhe “Pasat”, si dhe pasuri e paluajtshme – banesë”.

“NJPB Koçan vazhdon të ndërmarrë masa dhe aktivitete për të verifikuar ligjshmërinë e pasurisë së fituar”, thonë nga MPB.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër