Njoftim zyrtar, UJP u bën thirrje qytetarëve të regjistrohen në sistemin e‑Shërbimeve Tatimore

Nga I.A
1,219 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 korrik, Zhurnal.mk – Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) njoftoi se gjatë kontrollit të sistemit të e-Shërbimeve Tatimore (E-PPD) janë konstatuar më shumë se 35.000 profile përdoruesish të paregjistruar plotësisht.

Sipas institucionit, një numër i madh qytetarësh kanë dorëzuar kërkesë për krijimin e profilit si tatimpagues – persona fizikë, por nuk e kanë përfunduar procedurën e regjistrimit.

Për këtë arsye, DAP ka dërguar njoftime të personalizuara nga adresa elektronike info@ujp.gov.mk, ku qytetarët udhëzohen për hapat që duhet të ndjekin për ta përmbyllur regjistrimin.

Të gjithë qytetarët që kanë pranuar këtë njoftim ftohen të paraqiten në zyrën kompetente të DAP-it me një dokument të vlefshëm identifikimi, ku një person i autorizuar do ta miratojë regjistrimin e tyre.

Nga DAP rikujtojnë se një profil aktiv në sistemin e-Shërbimet Tatimore u mundëson qytetarëve përdorimin e shërbimeve elektronike përmes portalit shtetëror, qasje në të dhënat e deklaratës vjetore të tatimit mbi të ardhurat personale, marrjen e vërtetimit për të ardhurat e realizuara, si dhe përdorimin e të dhënave që DAP ua dërgon institucioneve të tjera për realizimin e të drejtave të ndryshme.

Po ashtu, profili aktiv është i domosdoshëm edhe për përdorimin e aplikacionit “TVSH-ja Ime”, për skanimin e kuponëve fiskalë dhe përfitimin e rimbursimit të një pjese të tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH).

Për informacione shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë DAP-in përmes adresës elektronike info@ujp.gov.mk ose në numrat e telefonit të institucionit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër