Pas presionit të opozitës, Ligji për Arsim të Lartë u tërhoq nga rendi i ditës

Nga D. V.
1,937 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 korrik, Zhurnal.mk – Me presion të opozitës, shumica parlamentare u detyrua të heqë nga rendi i ditës pakon e ligjeve për arsim të lartë. Pasi paraprakisht u mbajt debat i gjerë në komisionin për arsim, për propozim ligji u debatua edhe në seancë plenare. Vërejtja fillestare e opozitës është se njoftimi për mbajtjen e debatit ditën e premte ishte dërguar vetëm dhjetë minuta më herët për çka siç theksojnë, është shkelur rregullorja.

“Në mënyrë ekspres erdhi një sms tjetër se materialet përsëri i janë propozuar Kuvendit. Dhe interesante është Në 16:36 marr porosi se komisioni për arsim në 16:30 do të ketë mbledhje”, deklaroi Halil Snopçe, deputet i ASH.

“Kjo tendencë klandestine, për të kontrabanduar ligje mendoj se nuk i bën nder shumicës parlamentare, aq më pak nder Kuvendit si institucion. Nuk guxojmë të rrëshqasim në shkelje procedurale për shkak se minohet veprimi demokratik i Kuvendit“, theksoi deputeti i Lidhjes Shqiptare, Elmi Aziri.

“Dmth keni krijuar një precedent të rrezikshëm. Ligjet e Arsimit të Lartë kishin kaluar fazën e parë. Ne ishim në përgatitje të amendamenteve dhe ktheheni sërish e tërhiqni nga njëra seancë. E dorëzoni në këtë seancë pakon e ligjeve të arsimit të lartë me idenë dhe me arsyetimin se ka ka të bëjë me ndonjë lloj urgjence”, theksoi Rina Ajdari nga BDI.

Pasi mbledhjes së koordinatorëve, u vendos që të tre pikat e pakos së ligjeve për arsim të tërhiqen nga rendi i ditës. Siç mëson Alsat, shumica parlamentare ka komunikuar edhe me ministren e arsimit, Vesna Janevska, e cila ka lënë mundësinë për të diskutuar më gjerësisht me deputetët e opozitës. Janevska është përgjigjur se nuk ka pasur asnjë vërejtje nga Universitetet kur e prezantuar propozim ligjin. Ligji për Arsimin e lartë për momentin do të mbetet në stand by derisa të arrihet një marrëveshje politike me çka, do të dorëzohet përsëri në Kuvend në një seancë të re plenare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër