Eliza Hoxha: Takimet janë kthyer në lojë taktike, VV e ka pranuar se nuk është e interesuar për marrëveshje me PDK-në

Nga Xh M
1,435 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 20 korrik Zhurnal.mk – Eliza Hoxha nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka thënë në “Pressing” të T7, se PDK-ja e ka kryer detyrën si parti opozitare.

Ajo tha se PDK-ja i është përgjigjur ftesës së kryeministrit të Kosovës për të parë që çfarë është pozicionimi i tij.

Tutje tha se Kurti asnjëherë nuk ka pasur ofertë serioze dhe Bedri Hamza e ka treguar pozicionimin e PDK-së. Sipas saj VV e ka pranuar se nuk do marrëveshje me PDK-në.

Ajo tha takimet me Kuritn janë shndërruar në një lojë taktike.

“Edhe po mos të shkonim në takime do gjykoheshim prapë, këto takime janë shndërruar në një lojë taktike e teknike. Epilogu dihet kur ti je rreshtuar për vetëm një aktër të caktuar politik”, tha ajo. /Gazeta Express

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër