“Në hall njihen trimat” drejtuesi i autobusit 65 gjatë motit të keq strehoi udhëtarët në garazhin e Autokomandës

Nga D. V.
821 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 korrik, Zhurnal.mk – Një qytetare e Shkupit, përmes një postimi në rrjetet sociale, i ka shprehur mirënjohje drejtuesit të autobusit numër 65 të JSP‑së, i cili, sipas saj, ka treguar qetësi të madhe dhe profesionalizëm gjatë motit të rëndë që dje goditi kryeqytetin.

Ajo rrëfen se autobusi është zënë nga stuhia pranë Bit‑Pazarit, kur era e fortë shpërndante pjesë fasadash drejt automjetit, ndërsa pemë binin në disa lokacione.

Sipas dëshmisë së saj, drejtuesi ka qëndruar i qetë dhe fillimisht i ka dërguar udhëtarët në vend të sigurt – në garazhin e Autokomandës. Pasi kushtet atmosferike u stabilizuan, ai vazhdoi me vozitjen dhe i çoi udhëtarët deri në destinacionet e tyre, në vend që t’i linte të gjendeshin vetë.

“Unë shpesh bëj shaka me JSP‑në, por në hall vërtet njihen trimat. Respekt i madh dhe mirënjohje e thellë për këtë njeri. Bota ka nevojë për më shumë profesionistë dhe njerëz me zemër si ky”, shkroi qytetarja në postimin e saj.

Mesazhi i saj mori shpejt vëmendje në rrjetet sociale, ku shumë të tjerë iu bashkuan me lavdata për veprimin e drejtuesit dhe i shprehën falënderim për kujdesin ndaj sigurisë së udhëtarëve gjatë motit të keq.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër